Kjo javë nuk solli ndryshim, por gara mbetet e fortë.
Basketbolli amerikan ka kaq shumë yje, dhe jo më kot është liga më e fortë e botës, por megjithatë për çmimin më të rëndësishëm individual në garë janë praktikisht vetëm dy.
Siç informon vetë faqja zyrtare e NBA-së, diferenca e tyre me ndjekësit është e ndjeshme. Shej ka kohë që kryeson, dhe ka qenë vendimtar që kur u kthye nga dëmtimi.
Ka shënuar shumë, dhe ka arritur vetëm fitore, madje edhe ndaj rivalëve për titull si Denver, Klivlend apo Lejkërs.
Ylli kryesor i Oklahomës kampione ka 31.6 pikë për ndeshje, duke qenë shënuesi i dytë më i mirë i sezonit pas sllovenit Doncic, po ashtu edhe në saktësinë në gjuajtje.
Jokiç padyshim që vazhdon sezonin e madh, edhe pse Denver sikur e ka tradhëtuar disi.
Skuadra nga Kolorado ka humbur 7 nga 12 ndeshjet e fundit, edhe pse me rivalitet dhe ka zbritur në vendin e pesë të Konferencën e Perëndimit, ku Oklahoma kryeson.
Gjithsesi, Jokiç cilësohet si basketbollisti me ndikimin më të madh në NBA, dhe jo më kot është me mesatare tripëll dabëlli.
Mesataren për ndeshje këtë sezon të rregullt e ka 28.6 pikë, 12.6 topa në tabela dhe 10.4 asistë.
Për topat në tabela është numri 1 në ligë, po ashtu edhe për tripëll dabëlla me 23 të tilla.
I duhen edhe 10 tripëll dabëlla në 19 ndeshje të mbetura që të thyejë rekordin e Rasëll Uestbrukut në një edicion, si dhe I duhen edhe 21 në karrierë për të thyer rekordin e NBA-së që e mban po Uestbruk. Pas tyre, në renditjen për çmimin e lojtarit të vitit janë Kaningem I Detroitit, Uembaniama I San Antonios, Braun I Bostonit dhe Doncic I Lejkërsave