E pandalshme, 15 fitore me radhë për Trepçën

Basketboll

E pandalshme, 15 fitore me radhë për Trepçën

Më: 7 mars 2026 Në ora: 22:14
Trepça

Trepça ka shënuar sonte fitoren e 15-të me radhë pas triumfit 73-69 ndaj Vëllaznimit në shtëpi në xhiron e 23-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Kenny Hasbrouck ishte pikëshënuesi më i mirë për ta me 16 të shënuara.

Në anën tjetër, 20 pikët e Jericole Hellemsit nuk u ndihmuan gjakovarëve që t’ia prishin serinë kampionit në fuqi të Kosovës.

Tash Trepça ka 43 pikë në vendin e parë, gjashtë më shumë se vendi i dytë, Bashkimi, që ka një lojë më shumë për ta luajtur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat