Legjenda e Kosovës befasohet nga kryetarja e Kuvendit Kosovës

Basketboll

Legjenda e Kosovës befasohet nga kryetarja e Kuvendit Kosovës

Nga: K.Goca Më: 8 mars 2026 Në ora: 22:34
Albulena Haxhiu e Resmie Juniku

Legjenda e basketbollit të Kosovës, Resmie Juniku sot është befasuar këndshëm nga kryetarja e Kuvendit Kosovës, Albulena Haxhiu.

Kryetarja e kuvendit e ka vizituar Junikun, duke e uruar për Ditën e Gruas – 8 Marsin.

Juniku ka qenë emër i madh i basketbollit e cila në fund të viteve të 70-ta dhe fillim viteve të 80-ta, me sukses ka bartur fanellën e Universitetit të Prishtinës, që garonte herë në Ligën e Parë dhe herë në Ligën e Dytë ish jugosllave,

“Takim për mbamendje me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu. 

Ndihem e nderuar që sot me rastin e 8 marsit më bëri një suprizë, takim në shtëpinë time”, ka shkruar Juniku në faqen e saj të facebook,.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat