Bashkimi mposht Flamurtarin dhe kualifikohet në finale

Basketboll

Bashkimi mposht Flamurtarin dhe kualifikohet në finale

Më: 17 mars 2026 Në ora: 21:40
Pamje nga ndeshja

Klubi i basketbollit Bashkimi nga Prizreni ka mposhtur 81::63 Flamurtarin e Vlorës dhe ka siguruar një vend në finalen e këtij edicioni të Ligës Unike në basketboll për femra.

Skuadra nga Prizreni ka nisur shumë mirë ndeshjen, duke dominuar periodën e parë të cilën e fitoi me rezultatin 22-13. Flamurtari fitoi minimalisht 13-12 periodën e dytë, ndërsa e treta përfundoi në barazim 24-24.

Bashkimi thelloi epërsinë në periodën e fundit të cilën e fitoi me rezultatin 23-13. Vajzat nga Prizreni fituan të gjithë takimin me rezultatin 81-63 dhe u kualifikuan në finalen e madhe, aty ku i pret Peja, që eliminoi Tiranën.

Finalja e madhe e Ligës Unike për femra do të luhet nesër në orën 19:30.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat