Oklahoma e Detroit komandojnë dy Konferencat

Basketboll

Oklahoma e Detroit komandojnë dy Konferencat

Më: 18 mars 2026 Në ora: 12:21
Pamje nga ndeshja

Kampionët e Oklahoma fituan sot 113-108 ndaj Orlando, duke korrur suksesin e 54-t sezonal. Alexander Shai me 40 pikë ishte lider në fushë për miqtë, që janë skuadra me rekordin më të mirë në NBA.

Në Lindje kryeson ekipi i Detroit, që sot fitoi 130-117 ndaj Washington. Jalen Duren me 36 pikë ishte shënuesi më i mirë. Një vend në play off siguroi edhe New York, që mundi 136-110 Indiana ndeshje ku u dallua Josh Hart me 33 pikë.

Skuadra e San Antonio qëndron forca e dytë në Perëndim, duke mposhtur sot 132-104 Sacramento. Vendimtar stoli i Spurs, nga ku erdhën 65 pikë. Fiton edhe Minnesota, 116-104 ndaj Phoenix (Randle 32 pikë).

NBA-Rezultatet e sotme

Charlotte – Miami, 136-106

Orlando – Oklahoma, 108-113

Washington – Detroit, 117-130

New York – Indiana, 136-110

Milwaukee – Cleveland, 116-123

Minnesota – Phoenix, 116-104

Denver – Philadelphia, 124-96

Sacramento – San Antonio, 104-132

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat