Wembanyama heroi i San Antonio-s

Basketboll

Wembanyama heroi i San Antonio-s

Më: 20 mars 2026 Në ora: 14:56
Victor Wembanyama

San Antonio rikthehet në play-off falë një paraqitjeje madhështore të Victor Wembanyama.

Sulmuesi francez shënoi koshin e fitores përballë Suns kur nga fundit i takimit kishin mbetur vetëm 1.1 sekonda.

Spurs, të cilët për herë fundit kishin mundur që të luanin në play-off në 2019-ën, arritën që të mposhtnin ekipin e Phoenix me shifrat 101-100.

Wembanyama ishte autor i 32 pikëve dhe i 12 topave të fituar në tabelë për ekipin teksan, të cilët arritën objektivin e madh falë fitores së 52-të sezonale në NBA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat