Trepça pa humbje që prej dhjetorit

Basketboll

Trepça pa humbje që prej dhjetorit

Më: 22 mars 2026 Në ora: 20:52
Pamje nga ndeshja

Klubi i Trepça ka shënuar fitoren e 17-të me radhë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Kampionët në fuqi në xhiron e 25-të fituan në Suharekë ndaj Golden Eagle Yllit, 80-91.

Tyreek Smith te vendësit dhe Akili Vining te mysafirët ishin pikëshënuesit më të mirë në ndeshje, të dy me nga 22 sosh.

Me 45 pikë, Torcidat ndodhen të parët në tabelë me dhjetë më shumë se Xhebrailat në vendin e pestë..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat