Skuadra kampione e Oklahoma u mund 119-109 në fushën e Boston. Shai realizoi 33 pikë për miqtë, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Celtics u dallua Jaylen Brown me 31 pikë.
Pas kohës shtesë fiton Atlanta, që mundi 130-129 Detroit. McCollum dhe Johnson realizuan nga 27 pikë secili për Atlanta.
Fitore të madhe jashtë fushe korri ekipi i Lakers, që mundi 137-130 Indiana.
Tjetër ndeshje e mirë për Luka Doncic, autor i 43 pikëve.
Jashtë fushe fiton edhe Miami, që mundi 120-103 Cleveland (8 lojtarë realizuan mbi 11 pikë), ndërsa San Antonio triumfoi 123-98 ndaj Memphis (Vassell dhe Wembanyama, nga 19 pikë secili).
Pas kohës shtesë fiton edhe Minnesota, që falë 49 pikëve të dyshes Randle-McDaniels, mundi 110-108 Houston. Fiton edhe Golden State, 109-106 ndaj Brooklun, ndeshje ku u dallua Gui Santos me 31 pikë.
Pas një loje spektakolare, Denver mundi 142-135 Dallas, sfidë ku Jamal Murray realizoi 53 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Detroit – Atlanta, 129-130
Indiana – Lakers, 130-137
Philadelphia – Chicago, 157-137
Boston – Oklahoma, 119-109
Cleveland – Miami, 103-120
Memphis – San Antonio, 98-123
Utah Jazz – Washington, 110-133
Minnesota – Houston, 110-108
Denver – Dallas, 142-135
Brooklyn – Golden State, 106-109
Portland – Milwaukee, 130-99
Clippers – Toronto, 119-94