Oklahoma “leksion” Lakers dhe komandon renditjen

Basketboll

Oklahoma “leksion” Lakers dhe komandon renditjen

Më: 3 prill 2026 Në ora: 10:08
Pamje nga ndeshja

Oklahoma mposhti thellë 136-96 rivalët e Lakers, duke konsoliduar vendin e parë në Konferencën e Perëndimit, ndeshje ku vendimtar ishte Alexander Shai me 28 pikë.

Kampionët në fuqi të NBA-së janë skuadra e vetme që ka kaluar shifrën e 60 fitoreve këtë sezon (61).

Me të njëjtin ritëm ecën edhe San Antonio, që mundi 118-99 Clippers, duke korrur suksesin e 11-të radhazi. Fox me 22 pikë e Castle me 20 pikë u dalluan për Spurs. Ekipi i Charlotte mundi 127-107 Phoenix, sfidë ku më i miri ishte Miles Bridges, autor i 25 pikëve.

Detroit mbron vendin e parë në Konferencën e Lindjes pas fitores 113-108 ndaj Minnesota, në një sfidë të ekuilibruar. Daniss Jenkins me 26 pikë ishte lider për Pistons.

Zhgënjen Golden State, që u mund 118-111 në shtëpi nga Cleveland (dyshja Mitchell-Strus realizoi 49 pikë).

NBA-Rezultatet e sotme

Charlotte – Phoenix, 127-107

Detroit – Minnesota, 113-108

Oklahoma – Lakers, 136-96

Golden State – Cleveland, 111-118

Portland – New Orleans, 118-106

Clippers – San Antonio, 99-118

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat