Tirana “argëtohet” ndaj Vllaznisë

Basketboll

Tirana “argëtohet” ndaj Vllaznisë

Më: 4 prill 2026 Në ora: 14:04
Pamje nga ndeshja

Me takimin ndërmjet Tiranës dhe Vllaznisë është mbyllur dje java e 20-të e kampionatit kombëtar të basketbollit për femra, duke shënuar kështu fundit e fazës së katërt dhe të gjithë sezonit të rregullt.Një përballje pa histori, e dominuar nga skuadra bardheblu, e cila fitoi me rezultatin e thellë 71-34 (30-6, 18-13, 14- 11, 9-4) në “Farie Hoti”.

Trajnerja Mirza Alibegaj u dha gjerësisht hapësira lojtareve të reja përballë një ekip modest si Vllaznia, të përbërë gjithashtu me basketbolliste shumë të reja në moshë, të dala nga akademia.

Helena Byberi meritoi vlerësimin MVP, duke regjistruar 23 pikë, 3 kërcime dhe 1 asistim në fitoren e Tiranës. Java e 20-të u hap të mërkurën me derbin Partizani-Studenti, sfidë e mbyllur 85-73 për të kuqet.

Tashmë do të jetë radha për fazën e nxehtë të kampionatit, teksa “play off”-i ofron takimet Flamurtari-Studenti dhe Tirana-Partizani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat