Trepça vazhdon të dominojë, mposht Rahovecin 029!
Trepça ka shënuar fitoren e 19-të me radhë në Superligën e Kosovës duke mundur Rahovecin, 84-97.
Kentrell Pullian te vendësit me 20 dhe Sek Henry te mysafirët me 22 ishin pikëshënuesit më të mirë.
Mitrovicasit arrijnë në kuotën e 51 pikëve në vendin e parë, ndërkaq Rahoveci mbetet i parafundit me 35.