Të enjten do të përballen Bashkimi dhe Peja 03 në finalen e tretë

Basketboll

Të enjten do të përballen Bashkimi dhe Peja 03 në finalen e tretë

Më: 9 prill 2026 Në ora: 14:42
Aulona Muhadri e Arbnore Perçuku

Të enjten do të përballen Bashkimi dhe Peja 03 në finalen e tretë të “Play-off”-it në Superligën e Femrave.

Seria aktuale është 1:1, duke garantuar spektakël të basketbollit të femrave.

Finalen e parë e fituan vashat prizrenase 57:66, kurse atë të dytë vashat pejane 65:55.

Dy ndeshje do të zhvillohen në Prizren, ndërsa skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës.

Këto dy skuadra u përballën edhe në finale të Kupës, Ligës Unike dhe Superkupës.

Kupën dhe Ligën Unike e fitoi Bashkimi, që është kampion aktual, kurse Superkupën për herë të parë Peja 03.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat