Barcelona rrezikon eliminimin

Basketboll

Barcelona rrezikon eliminimin

Më: 10 prill 2026 Në ora: 11:45
Pamje nga ndeshja

Euroleague po i afrohet fundit të sezonit të rregullt dhe pas ndeshjeve të raundit të 36-të, janë konfirmuar dy ekipet e para që shkojnë në çerekfinalet play off. Ato janë Olympiacos dhe Valencia Basket.

Skuadra greke, që udhëheq renditjen me 24 fitore, fitoi 102-88 ndaj Real Madrid, me spanjollët që zbresin në vendin e pestë, por brenda zonës play off. Ndërsa Valencia mundi 102-96 Armani Milano.

Skuadra turke e Fenerbahce, kampione në fuqi, u mund 95-80 nga Hapoel Tel Aviv dhe ka zbritur në vendin e tretë, ndjekur pikërisht nga izraelitët.

Gjashtë vendet e para shkojnë direkt në çerekfinalet play off.

Një garë e fortë edhe për 4 vendet që shkojnë në “play in”, vendet 7-10, të cilat do të përcaktojnë në fund dy skuadrat e fundit çerekfinaliste. Barcelona, që renditet në vendin e dhjetë, rrezikon shumë.

Euroleague-Raundi i 36-të

Hapoel Tel Aviv – Fenerbahce, 95-80

Zalgiris Kaunas – Dubai Basketball, 65-77

Crvena Zvezda – Paris Basketball, 94-81

Olympiacos – Real Madrid, 102-88

Virtus Bologna – Bayern Munich, 80-85

Valencia Basket – Armani Milano, 102-96

Barcelona – Panathinaikos, 79-93

Baskonia Gasteiz – Maccabi Tel Aviv, 101-98

Monaco – Villeurbanne, 81-76

Anadolu Efes – Partizan Beograd, 79-72

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat