Sezoni i rregullt i Superligës së Basketbollit të Kosovës tashmë veçse ka përfunduar.
Federata e Basketbollit të Kosovës, ka publikuar top basketbollistët e sezonit 2025/26.
Shënuesi më i mirë ishte Jericole Hellems i Vëllaznimit me 20.8 pikë për ndeshje. Scott Bamforth është i dyti me 18.9 pikë për ndeshje, derisa Deondre Burns i Sigal Prishtinës mbyll podiumin me 18 pikë.
18 pikë. Basketbollisti me më shumë kërcime ishte Cesare Edwards i Pejës me 8.3 për ndeshje. Tajh Green i Pejës është i dyti me 8.2 për ndeshje, ndërsa në vendin e tretë ishte Brandon Huffman i Golden Eagle Yllit me 7.5 për ndeshje.
Asistuesi më i mirë sa i përket garave të rregullta ishte Antëan Scott i Golden Eagle Yllit me 6.1 asistime për ndeshje. Kentrell Pullian i Rahoveci 029 ishte i dyti me 5.3, ndërsa Kyan Anderson i Bashkimit mbyll podiumin me 5.1.
Bllokuesi më i mirë ishte Yor Anei i Vëllaznimit me 2.3 bllokada për ndeshje. Kelby Kramer i Sigal Prishtinës ishte i dyti me 1.9 dhe i treti Andrew Gordon i Vëllaznimit me 1.2.