Përballjet e dyta çerekfinale në basketboll

Basketboll

Përballjet e dyta çerekfinale në basketboll

Më: 15 prill 2026 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Mesjava sjell emocione të reja në basketboll, teksa në program janë ndeshjet e dyta të fazës çerekfinale, të cilat pritet të jenë vendimtare për fatin e skuadrave në garë.

Në kuadër të Superligës në basketboll, Peja do të luajë sonte më 16 prill, kundër Golden Eagle Ylli, në një derbi të çerekfinaleve të play-off-it, me fillim nga ora 20:00.

Takimin e parë e fitoi skuadra therandase 93:82, në një sfidë shumë interesante nga fillimi deri në fund.

Skuadra therandase fitoi 93:82 në takimin e parë, në një sfidë të zjarrtë deri në minutat e fundit, derisa Pejanëve i nevojitet fitorja për të barazuar serinë e çerekfinaleve në 1:1, kurse therandasëve i duhet fitorja që të kualifikohen në gjysmëfinale, aty ku takohen me Trepçën.

Ndërkohë derbi tjetër do të zhvillohet mes Sigal Prishtinës dhe Borës, ku kjo e fundit triumfoi me rezultat 105:67, ndeshje kjo e cila luhet më 16 prill, nga ora 19:30, ku fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me skuadrën e Bashkimit në gjysmëfinale.

Në këtë fazë të “play-off”-it, çdo ndeshje merr rëndësi të veçantë, pasi gabimet kushtojnë shumë dhe fitorja është vendimtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat