Sonte në Prishtinë zhvillohet ndeshja e dytë e serisë çerekfinale

Basketboll

Sonte në Prishtinë zhvillohet ndeshja e dytë e serisë çerekfinale

Më: 16 prill 2026 Në ora: 13:30
Topi

Sonte në Prishtinë zhvillohet ndeshja e dytë e serisë çerekfinale të “Play-off”-it në ProCredit Superligën e Kosovës.

Pas fitores befasuese në ndeshjen e parë, KB Bora udhëheq serinë 1-0 dhe do të tentojë të shfrytëzojë këtë momentum për të hedhur një hap të madh drejt gjysmëfinales.

Nga ana tjetër, KB Sigal Prishtina nuk ka vend për gabime.

“Bardhekaltrit” hyjnë në këtë ballafaqim me detyrim fitoren për të barazuar serinë dhe për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim tutje.

Sonte adhuruesit e basketbollit i pret një përballje e zjarrtë në kryeqytet nga ora 19:30.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat