Rikthimi i prizrenasve për fitoren e parë në gjysmëfinale

Basketboll

Rikthimi i prizrenasve për fitoren e parë në gjysmëfinale

Më: 22 prill 2026 Në ora: 22:30
Pamje nga ndeshja

Klubi i basketbollit Bashkimi fitoi gjysmëfinalen e parë të “Play-off”-it ndaj Borës 73:70, në një përballje interesante nga fillimi deri në fund, ku mysafirët kishin epërsi deri në 12 pikë.

Sfida e ardhshme zhvillohet të shtunën në kryeqytet.

Basketbollisti Shorter ishte bindshëm më i miri te Bashkimi me 28 pikë, gjashtë kërcime e dy asistime.

Dequon Lake i kishte 11 pikë e tetë kërcime.

Te Bora, Jordan Dingle i kishte 16 pikë e tri kërcime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat