Trepça kualifikohet në finale 

Basketboll

Trepça kualifikohet në finale 

Më: 3 maj 2026 Në ora: 21:55
Pamje nga ndeshja

Trepça ka shënuar fitore me rezultat 103:96 ndaj KB Pejës dhe është kualifikuar në finalen e madhe të play-offit të Superligës së Kosovës.

Basketbollisti me më së shumti pikë në këtë ndeshje ishte, Bracey i Pejës – me 31 pikë, katër kërcime dhe tetë asiste.

Kurse te Trepça më i miri në fushë ishte Vining – me 24 pikë, tri kërcime dhe tri asistime.

Skuadra e KB Trepçës në finale e pret fituesin e ndeshjes, Bashkimi - Bora.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat