Janë luajtur ndeshjet e katërta cerekfinale play off të Euroleague në basketboll për meshkuj, duke përcaktuar tri nga katër skuadrat që sigurojnë një vend në “final four” (22-24 maj, në Athinë).
Pas Olympiacos, që mundi 91-70 Monaco që në ndeshjen e tretë, një biletë për më tej kanë siguruar edhe kampionët në fuqi të Fenerbahce.
Turqit fituan 89-78 ndaj Zalgiris Kaunas në takimin e katërt dhe triumfuan 3-1 me ndeshje.
Skuadra e tretë që avancon më tej është Real Madrid, që mundi 86.82 Hapoel Tel Aviv dhe triumfon 3-1 me ndeshje, duke synuar trofeun.
Emri i ekipit të katërt gjysmëfinalist do të mësohet nga përballja e pestë mes Valencia Basket e Panathinaikos (barazim 2-2 me ndeshje). Spanjollët fituan 89-86 në sfidën e katërt në Greqi, duke rikuperuar disavantazhin 0-2 me ndeshje.
Euroleague-Cerekfinale
Fenerbahce – Zalgiris Kaunas, 89-78 (3-1)
Olympiacos – Monaco, 91-70 (3-0)
Real Madrid – Hapoel Tel Aviv, 86-82 (3-1)
Valencia Basket – Panathinaikos, 89-86 (2-2)