Amzili i Trepçës, MVP i publikut në finalen e parë kundër Bashkimit

Basketboll

Amzili i Trepçës, MVP i publikut në finalen e parë kundër Bashkimit

Më: 11 maj 2026 Në ora: 15:59
Mustapha Amzil

Basketbollisti i Trepçës, Mustapha Amzil është zgjedhur MVP i ndeshjes së pare finae Trepça-Bashkimi.

Amzil është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes nga ndjekësit në Rrjetet Sociale të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

MVP i Kupës së Kosovës ndaj prizrenasve kishte 21 pikë, 14 kërcime e tri asistime.

Klubi nga Mitrovica triumfoi me rezultat 94-79, ndërsa ndeshja e dytë zhvillohet të mërkurën në palestrën Minatori.

Pas këtyre dy ballafaqimeve, seria e finaleve bartet në Prizren, për dy përballjet e radhës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat