Pas New York në Lindje, sot ka siguruar një biletë për në finalet play off në NBA edhe skuadra e Oklahoma në Konferencën e Perëndimit.
Kampionët në fuqi fituan 115-110 ndaj Lakers në gjysmëfinalen e katërt, duke fituar 4-0 serinë.
Edhe pse Lakers dueluan më shumë se në tri sfidat e mëparshme, kjo s’mjaftoi për të fituar (Austin Reaves 27 pikë). Për Oklahoma shkëlqeu Alexander Shai me 35 pikë, mbështetur edhe nga Ajay Mitchell, autor i 28 pikëve.
Në Konferencën e Lindjes, skuadra e Cleveland i shfrytëzoi në maksimum dy takimet e luajtura në fushën e saj. Cavaliers fituan sot 112-103 ndaj Detroit, duke barazuar 2-2 serinë e takimeve gjysmëfinale.
Një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës, me vendasit që bënë diferencën në fund. LeVert realizoi 24 pikë për Pistons, por që mbetën për statistikë, ndërsa Donovan Mitchell realizoi 43 pikë për Cleveland.
Konferenca e Lindjes, gjysmëfinale
(1-4), Detroit – Cleveland, 103-112 (2-2)
(2-3), New York – Philadelphia, (4-0)
Konferenca e Perëndimit, gjysmëfinale
(1-4), Oklahoma – Lakers, 115-110 (4-0)
(2-3), San Antonio – Minnesota, (2-2)