Atmosferë madhështorë, Trepça hesht Bashkimin në Prizren

Basketboll

Atmosferë madhështorë, Trepça hesht Bashkimin në Prizren

Nga: K.Goca Më: 17 maj 2026 Në ora: 21:41
Pamje nga një ndeshja

Trepça sërish më e mirë dhe regjistroi fitoren e tretë radhazi në finalen e play-off-it të Kampionatit të Kosovës. 

Finalja e tretë i takon Trepçës, duke triumfuar me rezultat 84:80 (16:13, 25:18), 16:23, 27:26) ndaj Bashkimit, në një atmosferë drithëruese ne “Sezair Surroi”, ku ishin të pranishëm rreth tre mijë shikues.

Trepça avancon në serinë e fitoreve në finaleve me rezultat 3:0.

31:41 në minutën e 20-tën për mitrovicasit.

Në minutën e 23-të Bashkimi pati një seri 9:0 dhe ngushtoi rezultatin në 40:41

Në minutën e 30-të ishte tri pikë epërsi (54:57) në favor të mitrovicasve.

Në minutën e 33-të rezultati ishte 55:62 në favor të kampionit në fuqi.

Në minutën e 35-të shpërthen atmosfera në Prizren, Bashkimi në seri 8:0 dhe në epërsi me rezultat 63:62 dhe 68:64.

Dramë në finalen e tretë, në minutën e 37-të Trepça ishte në epërsi me tre pikë (69:72).

Në minutën e 38-rë rezultati në semafor 71:72 dhe në minutën e 39-të në 72:72 e në 72:75.

Në minutën e 40-të 74:75 e 74:77 dhe 80:84 për mitrovicasit.

Basketbollisti Shanon Shorter është më efikasi të Bashkimi me gjithsej 25 pikë, i ndihmuar nga Jalen Riley me 21, Lejson Zeqiri 14. 

Te “Xehetarët” u shquan Kenneth Hasbrouck me 22 pikë e Dardan Kapiti me 14 e Seketoure Henry 13 pikë.

Trepça tashmë është shumë afër titullit kampion, një fitore larg saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat