Bashkimi në presion të madh, ka trenin e fundit

Basketboll

Bashkimi në presion të madh, ka trenin e fundit

Nga: K.G. Më: 19 maj 2026 Në ora: 13:38
Bashkimi i Prizrenit

Bashkimi i Prizrenit ka trenin e fundit, vetëm fitorja ia mban gjallë gjasat për titullin e kampionit. 

Trepça - një fitore është larg titullit të kampionit, udhëheq 3:0 në seri të fitoreve.

Finalja e katërt luhet nesër mes Bashkimit dhe kampionit në fuqi Trepçës.

Ndeshja luhet në orën 19.30, por Bashkimi është në presion të madh, të jesh apo të mos jesh.

“Biletat për ndeshjen e 4-të finale ndaj KB Trepçës, që zhvillohet nesër (e mërkurë) në “Sezai Surroi”, janë tashmë në shitje online!”, njofton KB Bashkimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat