Real-i kontrollon derbin me Valencia-n dhe fluturon në finale

Basketboll

Real-i kontrollon derbin me Valencia-n dhe fluturon në finale

Më: 22 maj 2026 Në ora: 23:55
Pamje nga ndeshja

Real-i kontrollon derbin me Valencia-n dhe fluturon në finale ku e pret Olympiacos!

Rivalja e Olympiacos-it në finalen e madhe të Final Four EuroLeague 2026 do të jetë Real-i i Madridit.

Sa i përket gjysmëfinales së dytë ekipi i Sergio Scariolo fitoi derbin spanjoll me shifrat 105-90 përballë Valencia-s.

Takimin u kontrollua plotësosht nga ekipi madrilen, i cili vendosi edhe një rekord për fazën “Final Four” duke shënuar 62 pikë në dy periodat e para.

Në pjesën e dytë ekipi i Valencia-s u mundua që të rikthehej në lojë, por Madridi u mbrojt mirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat