KB Prishtina emëron Jeronimo Sarin si trajner të ri

Basketboll

KB Prishtina emëron Jeronimo Sarin si trajner të ri

Më: 1 qershor 2026 Në ora: 15:14
Jeronimo Sharin

KB Prishtina ka zyrtarizuar emërimin e kroatit Jeronimo Sharin në postin e trajnerit kryesor për sezonin e ri.

52-vjeçari sjell një përvojë të pasur në basketbollin rajonal, pasi ka drejtuar më parë disa skuadra në Kosovë, përfshirë Sigal Prishtinën, Pejën, Bashkimin, Vëllaznimin dhe Golden Eagle Yllin.

Šarin ka fituar titullin e kampionit të Kosovës me Sigal Prishtinën në vitin 2017, ndërsa së fundmi triumfoi në Ligën Unike në vitin 2025. Klubi kryeqytetas shpreson që përvoja dhe njohja e basketbollit kosovar nga ana e trajnerit kroat do të ndihmojnë ekipin në realizimin e objektivave për sezonin e ardhshëm.

Me rikthimin e Jeronimo Šarin në kryeqytet, KB Prishtina synon të ndërtojë një skuadër konkurruese dhe të rikthehet në garën për trofetë vendorë e rajonalë. Përvoja e tij e gjatë në basketbollin kosovar dhe sukseset e mëparshme e bëjnë këtë emërim një lëvizje me ambicie të qarta për të ardhmen e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat