Skandal në finalen e NBA-së, tifozi hyn në parket

Basketboll

Skandal në finalen e NBA-së, tifozi hyn në parket

Nga: K.G. Më: 4 qershor 2026 Në ora: 16:21
Pamje

New York Knicks e nisën me fitore serinë finale të plejofit në NBA, duke mposhtur në udhëtim San Antonio Spurs me rezultat 105:95 dhe duke marrë epërsinë në seri.

Megjithatë, ndeshja u karakterizua nga një incident i pazakontë që ndodhi gjashtë minuta e gjysmë para përfundimit të takimit.

Teksa Spursat ishin në sulm, një tifoz hyri papritur në parket dhe u drejtua kah ylli i skuadrës, Victor Wembanyama.

Ai nxori telefonin mobil me qëllim që të bënte një fotografi me basketbollistin francez, por sigurimi ndërhyri menjëherë dhe e largoi nga fusha.

Wembanyama e priti me buzëqeshje afrimin e tifozit, madje pozoi shkurtimisht për fotografi, ndërsa Mitchell Robinson e shikonte i habitur të gjithë situatën.

Në shtetin e Teksasit, hyrja e paautorizuar në parket konsiderohet shkelje serioze dhe mund të pasohet me arrestim, gjobë të lartë financiare si dhe ndalim afatgjatë të hyrjes në ngjarje sportive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat