​1 milion dollar për dy ulëse në ndeshjen Knicks-Spurs

Basketboll

​1 milion dollar për dy ulëse në ndeshjen Knicks-Spurs

Më: 8 qershor 2026 Në ora: 18:32
Lojtarë

1 milion dollar është shuma që u pagua për dy ulëse, në ndeshjen e basketbollit ndërmjet New York Knick dhe San Antonio Spursm që nis në orën 2 e 30 të mëngjesit, sipas kohës në Prishtinë

Kjo megjithatë, nuk është vlera reale e atyre karrigeve, që ndodhen në rreshtin e parë në parket, te vija e mesit të fushës.

Ulëset u shitën me këtë çmim, në një ankand bamirësie, njofton AP, transmeton KosovaPress.

Neë York Knicks njoftoi se kjo ishte oferta fituese për dy bileta të ndeshjes së tretë të finales së NBA, që luhet në fushën e Madison Square Garden. Kjo është ndeshja e parë e finaleve të NBA-së që organizohet në këtë arenë që nga viti 1999.

Du ndeshjet e para të serisë së finaleve u luajtën në San Antonio dhe të dyja i fituan njujorkezët

Blerësit e biletave janë firma ligjore Gibson, Dunn & Crutcher LLP dhe kompania e investimeve Veritas Capital. Shuma e mbledhur do t’i dedikohet Fondacionit Garden of Dreams, i cili mbështet fëmijët në nevojë në rajonin e Nju Jorkut.

Ulëset ndodhen në rreshtat e parë pranë fushës, afër qendrës së parketit. Klubi nuk i nxjerr zakonisht në shitje, pasi ato rezervohen për personalitete të njohura që ndjekin rregullisht ndeshjet, si aktori Tracy Morgan dhe Timothée Chalamet.

Megjithatë, edhe biletat e zakonshme për këtë ndeshje kanë çmime shumë të larta. Të dielën, ulëset më të lira në pjesën e sipërme të arenës kushtonin mbi 6 mijë dollar, sipas çmimeve në platformat e rishitjes së biletave. Ndërkaq, një vend pranë fushës shitej për më shumë se 75 mijë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat