Vdes legjenda e basketbollit të Kosovës

Basketboll

Vdes legjenda e basketbollit të Kosovës

Më: 26 korrik 2026 Në ora: 17:19
Mithat Belegu

Ka ndërruar jetë sot, në moshën 88 vjeçare, legjenda e basketbollit të Kosovës, Mithat Belegu.

Belegu konsiderohet një nga pionierët e basketbollit pejan dhe kosovar, një personalitet që ka ndikuar në zhvillimin e sportit si në parket, ashtu edhe në organizim e arbitrazh për më shumë se gjysmë shekulli.

Ai ka dhënë kontribut si basketbollist, trajner, gjyqtar ndërkombëtar dhe veprimtar sportiv. Mithat Belegu vlerësohej si basketbollisti më i mire nga Kosova i viteve te 60-ta.

Pas përfundimit të karrierës si lojtar, u bë gjyqtar federativ,  në vitin 1978 fitoi stemën e gjyqtarit ndërkombëtar të FIBA-s duke u bërë shqiptari i parë me stemë te FIBA-s.

Për kontributin shumëvjeçar në basketboll, është dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave nga Presidentja e Republikës së Kosovës.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 14:00, në varrezat e qytetit në Pejë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat