U nderua jeta dhe vepra e Mithat Belegut

Basketboll

U nderua jeta dhe vepra e Mithat Belegut

Më: 28 korrik 2026 Në ora: 14:46
Arben Fetahu

Me organizim të Komunës së Pejës, sot u mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Mithat Belegut, një prej figurave më të shquara të basketbollit.

Në emër të Federatës së Basketbollit të Kosovës, për jetën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm foli Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, i cili vlerësoi rolin dhe trashëgiminë që Mithat Belegu la në zhvillimin e basketbollit në Kosovë.

Në mbledhjen komemorative morën pjesë edhe nënkryetari i FBK-së, Fatmir Gashi, ish-kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, si dhe ish-sekretari i përgjithshëm i FBK-së, Leart Hoxha.

Image

Pamje

Mithat Belegu do të kujtohet përherë si një prej personaliteteve më të respektuara të basketbollit kosovar, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar si basketbollist, gjyqtar ndërkombëtar i FIBA-s dhe kontribuues i palodhur në zhvillimin e basketbollit në vendin tonë.

Federata e Basketbollit e Kosovës do ta kujtojë përherë me respekt dhe mirënjohje kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e basketbollit tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat