Vëllaznimi me bord të ri

Basketboll

Vëllaznimi me bord të ri

Nga: K.G. Më: 6 gusht 2026 Në ora: 19:12
Ardit Bakalli e pamje nga mbledhja

Vëllaznimi i Gjakovës është më i motivuar për faktin se kanë mbetur në elitën e basketbollit të Kosovës. Në vazhdën e përgatitjeve për edicionin e ri, kanë zgjedhur bordin e ri.

Kryetari i klubit është zgjedhur Ardit Bakalli.

“Është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i KB Vëllaznimi, me ç’rast është zgjedhur struktura e re drejtuese e klubit.

Në kuadër të strukturës së re organizative, në pozitën e kryetarit të klubit është zgjedhur z. Ardit Bakalli.

Bordi i ri i KB Vëllaznimit përbëhet nga: Ardit Bakalli – kryetar; Bledar Kusari, Ardit Zeka – sekretar; Blend Kasapolli, Ardian Maloku, Behar Ferizi, Shkëlqim Gërqina, ⁠Jeton Bakalli, Endrit Berisha

Kjo strukturë e re vjen si pjesë e vizionit të klubit për forcimin e organizimit, rritjen e profesionalizmit dhe vazhdimin e punës për zhvillimin institucional e sportiv të KB Vëllaznimit”, - thuhet nga klubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat