Ylli i Knicks i jep fund beqarisë

Basketboll

Ylli i Knicks i jep fund beqarisë

Më: 17 gusht 2026 Në ora: 15:35
Basketbollisti i New York Knicks, Karl-Anthony Towns

Basketbollisti i New York Knicks, Karl-Anthony Towns dhe dizajnerja Jordyn Woods u martuan në një ceremoni në ambient të hapur.

Kjo me pamje nga deti në Malibu të shtunën që shkoi raporton People, përcjell KosovaPress.

Çifti i lumtur kurorëzuan dashurinë e tyre në prani të miqve përfshirë nga ata të NBA-së, Kylie Jenner dhe të dashurin e saj Timothée Chalamet, Hailey dhe Justin Bieber, Teyana Taylor, Michael B. Jordan, Jada Pinkett Smith, Ben Stiller e Christine Taylor.

Ata kishin njoftuar fejesën e tyre përmes një postimi të përbashkët në Instagram Krishtlindjet e vitit të kaluar, kur publikuan disa foto në të cilat Towns shihej duke u ulur në një gju në Overstory, bar në New York.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat