FIBA SCOD Klinika për Gjyqtarë

Basketboll

FIBA SCOD Klinika për Gjyqtarë

Më: 4 shtator 2026 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

FIBA SCOD Klinika për Gjyqtarë!

Më 5 dhe 6 shtator 2026 mbahet FIBA SCOD Klinika Parasezonale për Gjyqtarët e FBK-së, në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri të garave.

Klinika udhëhiqet nga Faton Kurshumlija, FIBA Referee Instructor dhe Komesar i Garave, me ligjërues Sinisa Herceg, FIBA Referee Instructor, dhe Arian Thaçi, gjyqtar nacional.

Gjatë dy ditëve do të trajtohen tema që lidhen me ndryshimet e rregullave, mekanikën e gjykimit, IRS – Head Coach Challenge, si dhe komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet gjyqtarëve dhe trajnerëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat