Golden Eagle Ylli do ta zhvillojë të dielën ndeshjen e parë zyrtare të sezonit 2026/27.
Skuadra nga Therandado të përballet (nesër, 17.00) me KB Bashkimin në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Ylli ka përfunduar përgatitjet për sezonin e ri dhe synon ta nisë kampanjën me rezultat pozitiv. Përballë do të ketë Bashkimin, në një sfidë që shënon startin zyrtar të sezonit për të dyja skuadrat.
Skuadra nga Theranda ka bërë të ditur se është përgatitur maksimalisht dhe se është gati të japë më të mirën në parket për një sezon sa më të suksesshëm.