Katër muaj pas finales së Euroligës, ku Olympiacos fitoi 92:85 ndaj Real Madridit dhe siguroi titullin e katërt në histori, të dy ekipet përballen sërish në një finale, këtë herë në Superkupwn e Euroligws.
Finalja luhet në Abu Dhabi duke filluar në orën 19.00.
Sipas mediumit spanjoll, “Marca” për Real Madridin është edhe mundësia për t'iu përgjigjur humbjes në finalen e Euroligës.
Real Madridi e siguroi finalen pas një përmbysjeje ndaj Dubai Basketball.
Skuadra ishte 16 pikë prapa në pjesën e dytë, por reagoi dhe fitoi pas kohës shtesë. Walter Tavares, Luwawu-Cabarrot dhe Pradilla ishin ndër lojtarët që ndikuan në përmbysje.
Trajneri Pedro Martínez mori sinjale të ndryshme nga skuadra: disa prej përforcimeve të reja, si Tavares, Luwawu-Cabarrot dhe Pradilla, lanë përshtypje pozitive, ndërsa disa lojtarë të tjerë të rinj dhe veteranë patën paraqitje më të luhatshme.
Nga ana tjetër, Olympiacos paraqitet me një bazë shumë të fortë nga skuadra kampione e Euroligës dhe me përforcime të rëndësishme.