Trepça nis sezonin me fitore

Basketboll

Trepça nis sezonin me fitore

Më: 19 shtator 2026 Në ora: 21:13
Pamje nga një ndeshje

Klubi i basketbollit Trepça nis sezonin me fitore!

Kampionia në fuqi triumfoi ndaj Rahovecit 029 me rezultat 101:106, në ndeshjen hapëse të ProCredit Superligës.

Pas epërsisë 55:47 në pjesën e parë, Rahoveci zhvilloi një çerek të tretë shumë të mirë dhe arriti ta përmbyste rezultatin. Megjithatë, Trepça u rikthye në fund për ta siguruar fitoren.

Te Trepça u dalluan J. Payne me 25 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime dhe M. Mobley me 22 pikë.

Për Rahovecin, Samir Zekiqi realizoi 30 pikë, ndërsa Rozier shtoi 18.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat