Fanella e Michael Jordanit shitet për 14 milionë dollarë

Basketboll

Fanella e Michael Jordanit shitet për 14 milionë dollarë

Më: 13 tetor 2026 Në ora: 17:09
Fotoilustrim

Një fanellë e veshur nga legjenda e basketbollit, Michael Jordan, në finalet e NBA-së të vitit 1998, është shitur në ankand për plot 14 milionë dollarë.

Fanella është ajo që Jordan e veshi në ndeshjen e dytë të finales kundër Utah Jazz, në sezonin e njohur si “The Last Dance”, kur Chicago Bulls fituan titullin e gjashtë në histori.

Ankandi u organizua nga shtëpia Hunt Auctions, ndërsa blerësi është një investitor i pasurive të paluajtshme nga Miami.

Jordan shkëlqeu në finalet e vitit 1998, duke regjistruar mesatarisht 33.5 pikë për ndeshje dhe duke u shpallur MVP i serisë finale.

Edhe pse shifra prej 14 milionë dollarësh është marramendëse, fanella nuk e thyen rekordin e artikullit sportiv më të shtrenjtë të shitur në ankand. Ky rekord i takon fanellës së Babe Ruthit, e cila u shit për 24.12 milionë dollarë në vitin 2024.

Interesant është fakti se kjo është fanella e tretë nga finalet e vitit 1998 e Jordanit që shitet për më shumë se 10 milionë dollarë, duke dëshmuar vlerën e jashtëzakonshme të trashëgimisë së tij në basketboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat