Kampionia e Kosovës, Trepça në Mitrovicë fitoi ndaj Borës 68:79, në një përballje që u vendos në periudhën e tretë
Tani të dy skuadrat kanë nga tri fitore e dy humbje.
Te Bora u dallua Terren Allen me 20 pikë, ndërsa te Trepça më i miri ishte Drew Thelwell me 17 pikë.
Pas javës së pestë, Trepça renditet në vendin e dytë me tetë pikë, po aq sa ka edhe Bora, e cila gjendet një pozitë më poshtë në tabelë.