Fenerbahçe fiton në udhëtim ndaj Olympiakosit

Basketboll

Fenerbahçe fiton në udhëtim ndaj Olympiakosit

Më: 23 tetor 2026 Në ora: 23:03
Pamje nga ndeshja

Fenerbahçe Beko ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Olympiakosit, me rezultat 64:61, në kuadër të javës së shtatë të EuroLeague.

Skuadra turke arriti të përmbyste disavantazhin, pasi ishte në pjesën më të madhe të ndeshjes në ndjekje të rezultatit, por në fund ia doli të triumfonte me tri pikë diferencë.

Me këtë fitore, Fenerbahçe regjistroi fitoren e gjashtë në këtë edicion të EuroLeague në basketboll, ndërsa Olympiakosi pësoi humbjen e dytë.

Fernebahce renditet në vend të dytë me 13 pikë, ndërsa Olympiacos e zë vendin e 4-të me 12 pikë.

Olympiakos – Fenerbahçe 61:64     
Olympiakos: Miller-Mcintyre 12, Ëard 11, Vezenkov 17, Papanikolaou 2, Milutinov 6, Netzipoglou, Ndiaye, Joseph 7, Hall 4, Jones 2
Fenerbahçe Tarfin: Forrest, Horton-Tucker 4, Shields 17, Key 3, Sertaç Sanli 5, Larkin 13, Bingham 2, Baldëin 14, Melli, Clyburn 6.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat