Zhgënjejnë ekipet turke

Basketboll

Zhgënjejnë ekipet turke

Më: 31 tetor 2026 Në ora: 16:08
Pamje nga ndeshja

Janë luajtur takimet e raundit të 9-të të sezonit të rregullt në Euroleague në basketboll për meshkuj.

Kampionët në fuqi të Olympiacos, fituan 84-78 në Athinë ndaj Armani Milano dhe ngjiten në vendin e parë.

Ata e ndajnë kreun me Panathinaikos, që u mund 83-68 nga turqit e Anadolu Efes. Të dyja ekipet turke kanë nga 7 fitore (kanë edhe nga 2 humbje), duke kryesuar së bashkë. Me nga 6 fitore janë një grup prej 7 skuadrash.

Mes tyre Real Madrid, që po kalon një moment të mirë. Spanjollët fituan 95-76 ndaj Fenerbahce në shtëpinë e tyre. 

Në këtë fazë të parë të sezonit të rregullt po zhgënjejnë skuadrat turke. Më mirë për momentin është Fenerbahce, në vendin e shtatë. Po ashtu, edhe ekipet italianë janë në krizë, larg zonën play off.

Euroleague-Raundi i 9-të

Crvena Zvezda – Bayern Munich, 103-73

Maccabi Tel Aviv – Paris Basketball, 97-99

Real Madrid – Fenerbahce, 95-76

Dubai Basketball – Hapoel Tel Aviv, 97-83

Anadolu Efes – Panathinaikos, 83-68

Zalgiris Kaunas – Zalgiris Kaunas, 87-80

Villeurbanne – Baskonia Gasteiz, 94-79

Olympiacos – Armani Milano, 84-78

Virtus Bologna – Besiktas, 101-103

Barcelonia – Valencia Basket, 98-94

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat