Lady Gaga nuk njihet më me rolin e saj në filmin e ri

Bota e Yjeve

Lady Gaga nuk njihet më me rolin e saj në filmin e ri

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 21:00
Lady Gaga

Lady Gaga nuk ka pasur as problemin më të vogël për të kaluar nga skena muzikore në ekranin e madh të kinemasë. Këngëtarja i është bashkuar një kasti aktorësh për filmin më të ri “House Of Gucci” që pritet të dalë në kinema për Ditën e Falenderimeve.

Ditën e sotme janë publikuar fotot e para të roleve dhe Lady Gaga duket thjesht magjike! Lady Gaga e cila luan rolin e Patrizia Reggiani, shihet e veshur e gjitha me të zeza në foto me një stil klasik italian.

Në një poster tjetër shfaqet kolegu i saj, Jared Leto, i cili nuk njihet fare për shkak të rolit të tij si Paolo Gucci. Në film luan edhe Adam Driver, i cili luan rolin e ish-bashkëshortit të Patrizia-s, i cili u vra në vitin 1995.

Në posterin e publikuar Lady Gaga-s i referohen si fituese e çmimit Oscar, duke qenë se në vitin 2019-të ajo rrëmbeu çmimin për “Best Original Song” për këngën “Shallow” të filmit “A Star is Born”.

Asokohe këngëtarja dhe aktorja e njohur, që emrin real e ka Stefani Joanne Angelina Germanotta, u nominua edhe për çmimin “Aktorja më e mirë” për të njëjtin film, por këtë çmim e fitoi Olivia Colman për “The Favourite”.

Image
Lady Gaga
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat