Pas rrëfimeve të Semit për dashurinë e tyre, reagon për herë të parë Bojken Lako

Bota e Yjeve

Pas rrëfimeve të Semit për dashurinë e tyre, reagon për herë të parë Bojken Lako

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 19:25
Semi Jaupaj

Semi Jaupaj, ka qenë një ndër banoret e shtëpisë së BBV, që ka shkaktuar më shumë diskutime dhe debate. Një prej tyre është marrëdhënia e saj disa vjeçare me Bojken Lakon.

Semi zbuloi dje në shtëpnë e dënimit, se është martuar me Bojken Lakon dikur, që të kishin një mundësi më shumë për t’u larguar nga Shqipëria. 

I ftuar ditën e djeshme në Top Albania Radio, ishte kantautori Bojken Lako, por ai ndryshe nga Semi nuk dëshiron të flasë shumë për këtë temë.

"Për këtë temë nuk dua të flas shumë. Nuk e ndjek Big Brother-in dhe nuk do ta ndjek, aq më tepër në këtë rast. E kam përkrahur hyrjen e saj si pjesë e mundësisë që të jep një shoë i tillë. Gjithçka që ka thënë ajo aty është ok. Semi thotë atë që do."- u shpreh Bojkeni.

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, Semi ka rrëfyer se Bojkeni ka qenë dashuria e parë dhe sot e kësaj dite ata ruajnë një marrëdhënie miqësore.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat