Kim Kardashian “thumbon” Kanye West në intervistën për Vogue

Bota e Yjeve

Kim Kardashian “thumbon” Kanye West në intervistën për Vogue

Nga: A.SH Më: 24 shtator 2025 Në ora: 12:32
Kim Kardashian

Ylli i reality-show, Kim Kardashian, ka rrëfyer për revistën prestigjioze Vogue se ka fituar besimin në vetvete vetëm tri vite më parë, periudhë kur mori kontrollin e plotë mbi jetën dhe vendimet e saj.

Duke pozuar topless për kopertinën, Kim u shpreh se më herët gjithmonë kishte nevojë të konsultohej me dikë tjetër para se të merrte vendime të rëndësishme – një deklaratë që është parë si “thumbim” ndaj ish-bashkëshortit të saj, Kanye West.

“Kam fituar vetëbesim tre vite më parë… më parë gjithmonë duhej të pyesja dikë para çdo vendimi”, tha ajo.

Image
Kim Kardashian

Deklarata e saj ka ngjallur reagime në media dhe rrjete sociale, duke u komentuar si një mesazh i tërthortë për marrëdhënien e kaluar me reperin Kanye West.

Image
Kim Kardashian
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat