Maya Jama mahnit me format perfekte

Bota e Yjeve

Maya Jama mahnit me format perfekte

Nga: A.SH Më: 17 dhjetor 2025 Në ora: 07:46
Maya Jama

Moderatorja dhe prezantuesja e njohur britanike Maya Jama ka rrëmbyer vëmendjen e fansave me setin e saj më të fundit fotografik, ku shfaqet në super formë fizike.

E veshur me një bluzë të bardhë të thjeshtë pa mëngë dhe xhinse të ngushta prej lëkure të zezë, ajo pozoi me vetëbesim për disa foto që u cilësuan menjëherë si tejet joshëse.

Paraqitja e saj minimalistike, por shumë elegante, vuri në pah linjat trupore dhe stilin e rafinuar që e karakterizon Maya-n.

Image
Maya Jama

Kombinimi i ngjyrave klasike bardhë e zi theksoi edhe më shumë sharmin e saj natyral, ndërsa poza e sigurt përpara kamerës tregoi përvojën dhe karizmën që ajo ka ndërtuar ndër vite.

Image
Maya Jama
Image
Maya Jama
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat