Me 320 kg hashash me vete, arrestohet 62-vjeçari shqiptar në Greqi

Diaspora

Me 320 kg hashash me vete, arrestohet 62-vjeçari shqiptar në Greqi

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Një 62-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke teksa është kapur duke transportuar 320 kg lëndë narkotike, e llojit hashash.

Aksioni është zhvilluar ditën e djeshme në Dassia, në lartësinë e Villa Vasilaku, ku edhe u lokalizua 62-vjeçari.

Sipas mediave helene, lënda narkotike po transportohej nga Shqipëria.

Ndërsa vijojnë hetimet për zbulimin e vendit ku do dërgohej droga dhe të gjithë rrjetit të përfshirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat