Shqiptari kafshohet nga grerëza në gojë teksa hante ëmbëlsirë në Itali, dërgohet me urgjencë në spital

Diaspora

Shqiptari kafshohet nga grerëza në gojë teksa hante ëmbëlsirë në Itali, dërgohet me urgjencë në spital

Nga: A.M. Më: 20 nëntor 2026 Në ora: 17:38
Fotoilustrim

Një mëngjes i zakonshëm në një lokal pranë portit të Ankonës në Itali është kthyer në një situatë alarmante për një 35-vjeçar shqiptar, i cili është pickuar nga një grerëz në brendësi të gojës, teksa po konsumonte një ëmbëlsirë.

Sipas mediumit italian “Vivere Ancona”, shqiptari po hante një ëmbëlsirë me krem pastiçerie, mbi të cilën ishte vendosur insekti. Pa e vërejtur praninë e tij, ai e kafshoi ëmbëlsirën dhe u pickua në gojë.

Dhimbjet e forta e detyruan të kërkonte ndihmë mjekësore. Ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje dhe i dhanë ndihmën e parë, përpara se ta transportonin drejt spitalit Torrette.

Sipas raportimit, 35-vjeçari u pranua në spital me kod urgjence të nivelit të mesëm.

Mjekët i administruan medikamente për të parandaluar komplikacionet dhe një reaksion të mundshëm alergjik të rëndë, përfshirë shokun anafilaktik, i cili mund të jetë kërcënues për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat