Një urim i veçantë nga shqiptarët e Ukrainës

Diaspora

Një urim i veçantë nga shqiptarët e Ukrainës

Më: 1 janar 2021 Në ora: 09:53
Shqiptarët e Ukrainës

Ndërrimi i motmoteve është përcjell me postime të fotove e të mesazheve nëpër rrjetet sociale nga më të ndryshmet.

E një i tillë ka ardhur edhe nga Ukraina, ku jeton një numër i madh i shqiptarëve, tash e shumë kohë.

Shoqata shqiptaro-ukrainase ka postuar një video të shkurtër me udhëheqësin e kësaj shoqate, që shqip uron shqiptarët kudo në botë dhe i fton për bashkim.

Urimi është bërë nga fshati Karakurti, ku shqiptarët besohet se janë vendosur para rreth 200-300 vjetëve dhe ende ruajnë gjuhën e traditat.

“Urime Viti i Ri. Lavdi Shqipërisë së Madhe”, është urimi përmbyllës i katër shqiptarëve që paraqiten në video.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat