Lobi me profesionistë të dëshmuar

Diaspora

Lobi me profesionistë të dëshmuar

Më: 5 janar 2021 Në ora: 14:42
Nazmi Jusufi

Kryetari i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar z. Shukri Ymeri, njofton opinionin dhe mërgatën shqiptare, se Lobit i është bashkuar z. Nazmi Jusufi, aktivist i dalluar i kauzës kombëtare, kandidat për doktor të shkencave dhe profesionist me një përvojë 23 vjeçare në administratën shtetërore të Holandës.

Nga puna shkencore në Universitetin Erasmus në Holandë, z. Jusufi ka arritur që të angazhohet edhe në Post-Telekomin e Mbretërisë Holandeze. Më pas është angazhuar në Ministrinë e Drejtësisë së Holandës. Pastaj ka punuar si Auditorit te brendshëm në Komunën e Hagës. Aktualisht nga Qeveria Holandeze i është ofruar dhe besuar detyra e këshilltarit të lartë te monitorimit te Financave të ishujt Karaibeve, ishuj këto juridiksionin e Mbretërisë Holandeze.

Angazhimi i z. Jusufi, do të jetë një kontribut i jashtëzakonshëm për Lobin Euro-Atlantik Shqiptar dhe kuadro të tilla të dëshmuara në shtetet e perëndimit do ti japin Kosovës në vazhdimësi kontribut për ecje përpara.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar do të vazhdoj të jetë promotor i promovimit dhe bashkimit të mërgatës shqiptare në Evropë dhe më gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat