Mediat greke kanë identifikuar shqiptarin e vrarë në Athinë

Diaspora

Mediat greke kanë identifikuar shqiptarin e vrarë në Athinë

Më: 12 janar 2021 Në ora: 20:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mediat greke kanë identifikuar shqiptarin e vrarë në Athinë. Ai është 54-vjeçari Edmond Llangozi. Të plagosur me armë zjarri mbetën dy djemtë e tij, Anxhelo dhe Mihal Llangozi.

Burimet mediatike thonë se kamerat e sigurisë në vendin e ngjarjes kanë zbuluar autorin e vrasjes. Ai është një burrë rreth të 50-ave, që jeton në Petralona.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se çfarë ka ndodhur në ato minuta tmerri, kur kalimtarët dhe klientët e lokalit vraponin për të shpëtuar kokën.

Gjithçka nisi rreth orës 18:30 të mbrëmjes së shkuar.

Viktima 54-vjeçare, dy djemtë e tij, 22 dhe 28 vjeç, dhe bashkëshortja, nisën të zihen me pesë persona jo shumë larg banesës së tyre. Më pas mes tyre nisi një përplasje për shkak të një sherri financiar.

Fillimisht autorët i goditën viktimat e tyre me thika dhe objekte të tjera. Babai dhe bijtë e tij kërkuan strehë në kafenenë e hapur në shesh.

Më pas, një nga autorët nxori pistoletën dhe nisi të qëllonte. Në skenën e krimit, policia ka gjetur 7 gëzhoja. Dëshmitarët thanë se autorët u larguan me një makinë gri.

Viktima 54-vjeçare punonte në një kompani tekstilesh. Një nga djemtë e tij punonte në një kasaphanë. Askush prej tyre nuk kishte precedentë penalë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat