Tragjike/ Saldatori shqiptar vdes befasisht në vendin e punës

Diaspora

Tragjike/ Saldatori shqiptar vdes befasisht në vendin e punës

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 17:18
Besim Doçi

Një saldator shqiptar ka humbur jetën në mënyrë të papritur, pasi u ndje keq, teksa ishte në vendin e punës në Cagnano di Pojana Maggiore, Vicenza, pak para pushimit të drekës.

Ngjarja tragjike ndodhi të enjten e kaluar në ofiçinën e ekskavatorëve VTN Europe në Cagnano, ku punonte 52-vjeçari Besim Doçi.

Vdekja e tij u vu re nga përgjegjësi i ofiçinës vetëm pas pushimit të drekës, me rinisjen e punës. Ai njoftoi menjëherë urgjencën, por mbërritja e ndihmës mjekësore vetëm sa konfirmoi humbjen e jetës.

I lindur në Durrës, i ndjeri jetonte prej 25 vjetësh në Itali, bashkë me vëllezërit në Itali. Ai punonte prej 14 vjetësh në ofiçinën VTN Europe, bashkë me një vëlla më të vogël, ku ishte i vlerësuar si profesionist i mirë dhe i përkushtuar në punë.

Besim Doçi ka lënë pas gruan dhe dy vajza, 21 e 15 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat