Tundet jeta valë mbi valë,
Lotë të kêthjelltë n'det me mall.
Shpirti tretur në errësirë
Qiell me mjegullë i pa Diell.
Tundet jeta valë mbi valë
Lanë syt mërgimtari n'det me mallë.
Shef pakë dritë shpirti n'errësirë
Përplasë dallgët mjegulla n'qiell
Ska t'ndalë jeta mbi valë
Ndalo lotë o det me mall
Kundro diellin shpirt n'ërrësirë
Mos harro se sje njëri
Nëse len vendin n'vetmi.
Këtheju tokës që të rriti.
Gëzo nënë që të lindi
Ujët lulëtë mos t'venitën
Labidarët që i ngritën!